Ajo nuk ngopet së shfaquri të pasmet “e rreme”

18/09/2014 00:00

Miley Cyrus duket se nuk lodhet së treguari të pasmet e saj “të fryra”, këtë herë duke treguar anën e saj më të egër.

Këngëtarja 21-vjeçare publikoi dy video të shkurtra në Instagram, duke shfaqur fundshpinën “protezë” të saj. Ylli i hitit “Wrecking Ball” duket se kënaqet së godituri të pasmet e saj teksa këndon, kërcën, madhe edhe i tund ato pas skenës, sikur të ishin prova përpara turit të saj “Bangerz” në Monterrey të Meksikës, ditën e mërkurë.

Së bashku me fundshpinën e rreme, Miley u shfaq edhe me një veshje të bardhë në pjesën e sipërme, disi të tejdukshme, por që tregonte pa rezerva edhe atë që kërkonte me ngulm të shfaqej para publikut, të pasmet e admirueshme.

Në një prej videove ajo shfaqet tepër e egër dhe shprehet se “nuk ka nevojë për paruke”. Për herë të parë, Miley është parë të performojë me këtë stil të ri në San Juan, javën e kaluar, si pjesë e turit të saj “Bangerz” në koloseun e Porto Rikos.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel