Champions 2016, UEFA: Finalja në Milano

18/09/2014 00:00

Milano do të presë dhe organizojë finalen e Champions League sezonin e ardhshëm.

Lajmi që qarkullonte prej kohësh, duke parë kandidaturën më bindëse atë të qytetit italian, është konfirmuar nga trupa qeverisëse e futbollit europian, UEFA, gjatë një takimi të komitetit ekzekutiv të saj, në Nion të Zvicrës.

Ndërkohë, finalja e Europa League, gjithnjë për sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në qytetin zvicerian të Bazelit. Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, njoftoi gjatë të njëjtit takim edhe vendin ku do të luhet Superkupa e Europës, në Trondheim të Norvegjisë.

Kjo e vitit 2016 do të jetë e katërta herë që qyteti verior i Italisë dhe stadiumi “San Siro” do të presin finalen e një kompeticioni si Champions League, pas atyre të zhvilluara në vitet 1965, 1970 dhe 2001. Ndeshja është parashikuar të luhet më 28 Maj 2016.

Milano do të jetë pasardhësi i Berlinit, pasi në kryeqytetin gjerman do të zhvillohet finalja e kompeticionit më madhor për klube për këtë sezon, që do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm.

Europa League dhe Superkupa gjatë vitit 2016 do të luhen respektivisht më 18 Maj dhe 9 Gusht.

Top Channel