F1, Hamilton e Rosberg bien dakord… për herë të parë!

18/09/2014 00:00

Është dashur shumë kohë, sigurisht gjatë këtij edicioni, që Nico Rosberg dhe Leëis Hamilton të shfaqen të të njëjtit mendim, duke ditur rivalitetin e ashpër mes dy pilotëve të së njëjtës skuderi dhe incidentit mes tyre në Spa.

Do të ishte pikërisht rregulli i FIA-s, Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, që duke nisur nga gara e kësaj fundjave në Singapor kufizon komunikimet në radio mes pilotëve dhe bokseve të skuderisë.

“Mendoj se ishte gjëja më e mirë që mund të bëhej – shprehet Rosberg. – Tashmë duhet të qëndrojmë të vetëm dhe të vendosim vet për gjithçka. Do të jetë një sfidë e bukur”.

Dakord është edhe Leëis: “Është diçka që më pëlqen shumë. Më duket sikur jemi rikthyer në epokën e makinave kart, kur askush nuk na thoshte se çfarë të bënim. Shpresoj të jetë një avantazh për mua”.

Top Channel