Itali, vritet me armë zjarri një shqiptar

19/09/2014 00:00

Dy persona u vranë me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes në periferi të Milanos në Itali. Sipas mediave italiane njëri prej viktimave është shtetas shqiptar, 41 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ndërsa tjetri është një afrikan.

Në momentet e para autori ka mundur të largohet nga vendngjarja, por më pas policia ka bërë të mundur ndalimin e tij dhe dyshohet të jetë shtetas shqiptar.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se personat e përfshirë në këtë ngjarje e njihnin njëri-tjetrin dhe të shtënat ndodhën pas një debati mes tyre.

Jo shumë larg vendit të ngjarjes është gjetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetuesve ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërsa po hetohet për mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë ngjarje dhe për zbardhjen e plotë saj.

Top Channel