Obama përshëndet mbështetjen e Kongresit

19/09/2014 00:00

Planin i Presidentit Obama për të armatosur dhe stërvitur rebelët e moderuar në Siri u miratua edhe nga Senati amerikan, një ditë pasi ai u votua edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët.

Barack Obama foli menjëherë pas votimit, duke thënë se mbështetja e Kongresit për planin e tij prej 500 milionë dollarësh për të ndihmuar kryengritësit në Siri i tregon botës se SHBA-ja është e bashkuar kundër Shtetit Islamik.

“Mbështetja e fortë në Kongres për këtë përpjekje të re i tregon botës se jemi të bashkuar në përpalljen me kërcënimin nga ISIS”

Edha gjatë ditës së enjte Shtetet e Bashkuara vazhduan sulmet e tyre ajrore ndaj objektivave në Irak. Tashmë pritet që sulmet ajrore të zhvillohen edhe në Siri, por Obama ka mohuar kategorikisht autorizimin e operacioneve tokësore në këto dy shtete.

“Ne mund të bashkohemi me aleatët tanë për të shkatërruar ISIS pa dërguar trupa në terren në Lindjen e Mesme”, tha Presidenti Obama në deklaratën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët, edhe Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se ka pranuar kërkesën e bërë nga qeveria e Irakut për të mbështetur nga ajri forcat që luftojnë grupet xhihadiste në Irak, por jo në Siri.

Top Channel