Ebola, shtetrrethim në Sierra Leone

19/09/2014 00:00

Në Sierra Leona ka hyrë në fuqi një shtetrrethim i rreptë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit të Ebolës.

Kjo lëvizje synon t’i mbajë njerëzit brenda shtëpive të tyre teksa punonjësit e shëndetësisë izolojnë raste të reja për të shmangur përhapjen më tej të virusit.

Kritikët thonë se ky izolim do të dëmtojë besimin mes doktorëve dhe publikut. Sierra Leone është një ndër vendet më të prekura nga Ebola në Afrikën Perëndimore, ku u ka marrë jetën 2.600 njerëzve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së deklaroi të enjten se rënia e virusit përbën një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit miratoi unanimisht një rezolutë që u bën thirrje shteteve për të ofruar më shumë burime për ta luftuar atë.

Grupi mjekësor i bamirësisë, Mjekët pa Kufij, e ka kritikuar ashpër shtetrrethimin, duke argumentuar se kjo masë do të ndihmojë në përhapjen e sëmundjes.

MPK, stafi i të cilit po ndihmon në frenimin e përhapjes, deklaroi se këtë muaj karantinat dhe izolimet detyruan njerëzit të mjekoheshin në rrugë ilegale duke rrezikuar besimin mes njerëzve dhe përgjegjësve të kujdesit shëndetësor.

“Vendimi për izolimin e rasteve potenciale të infektimit përfundon me përhapjen e mëtejshme të sëmundjes”, vijoi MPK.

Por autoritetet insistojnë se masa do të minimizojë përhapjen e virusit dhe mijëra zyrtarë do të vendosen për t’u siguruar që banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, vullnetarët do të shkojnë derë më derë për të testuar qytetarët për virusin dhe do të marrin personat e infektuar në qendrat e trajtimit mjekësor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sidie Yahya Tunis tha për BBC se nuk pret që publiku ta kundërshtojë këtë masë. “Duhet ta zbatosh, ndryshe i bie të shkelësh ligjin. Nëse nuk bindeni, atëherë nuk po i bindeni presidentit”, tha ai.

Sëmundja infekton njerëzit përmes kontaktit të afërt me kafshët e infektuara. Më pas ajo përhapet mes njerëz nga kontakti direkt me gjakun apo lëngjet e tjera organike të trupit të një njeriu të infektuar, apo kontaktit me ambjente të infektuara.

Top Channel