Skoci, humbi pavarësia

19/09/2014 00:00

Referendumi historik i shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar është kthyer
në një dështim historik për kampin pro-pavarësisë, i cili humbi me një
diferencë prej 10 për qind përballë kundërshtarëve të daljes së Skocisë
prej kufijve ekzistues.

Kjo do te thote se bashkimi i saj 300-vjeçar me Britanine, do te vazhdoje.

Por si arriti te triumfonte kampi “jo”?  Se pari, thote BBC, ka qene gjithmone favorit. Fushata kunder pati epersi qe ne fillim. Kur u nenshkrua marreveshja e Edinburgut 15 tetorin e 2012-tes, duke i hapur keshtu rruges referendumit te se enjtes, anketimet tregonin se pro mevetesise nuk ishin me shume se nje e treta e 4,2 milione votuesve skoceze.

Ne teresi sondazhet e 18 muajve te fundit, ne avantazh, edhe pse te lehte, thuajse gjithmone kane vene kundershtaret e shkeputjes.

Vota “po” pati vetem nje moment hovi rreth 10 dite me pare, por edhe ai nuk zgjati shume. Arsyeja e dyte i detyrohet faktit qe skocezet ndihen britanike.

Ne fakt, ndjesia e te qenit te tille u perforecua ndjeshem keto kohe ndoshta edhe per shkak te referendumit, e kjo i ka dhene nje shtyse se fuqishme mbeshtetesve te qendrimit brenda kufijve britanike. Numri i njerezve qe jetojne ne Skoci por zgjodhen britanikun si identitet kombetar u rrit ne 23 % kete vit nga 15% qe ishte ne 2011-ten. Me rendesi ne kete vote ka qene edhe faktori “rrezik”.

Fushata  “jo” u sulmua ashper nga kampi “pro” pavaresise per negativitetin e saj qe i solli dhe nofken “projekti frika”.  Fushata “me mire se bashku” e ka mohuar kete lloj fryme e shpeshhehe kalonte ne akuza per kryeministrin rajonal Alex Salmond se nuk jepte pergjigje te qarta per votuesit te cilet ishin ne dijeni te plote te risqeve dhe pasigurise se shkeputjes.

Ndikim ne kete rezultat pati edhe ajo qe per kampin “pro” ishte nje moment ngazellimi, epersia e sondazheve te para 10 diteve, e cila vuri ne levizje kundershtaret qe reaguan me shpejtesi duke rishikuar strategjine e u mobilizuar me fort, aq sa kryeministri britanik David Cameron dhe lideri laburist Ed Miliband lane perplasjen e tyre te perjavshme dhe udhetuan qe te dy drejt Skocise.

Argumenti i fundit eshte se pyetja ndoshta me e madhe qe rendonte mbi zgjedhesit skoceze ishte ajo e situates ekonomike. Te dyja palet u perplasen ashper ne kete ceshtje me pretentime e argumenta mbi monedhen ne perdorim, naften e biznesin, ndersa votuesve iu perseriten problemet qe do te buronin nga shkeputja, duke u vene theksi ne menyre te vecante tek veshtiresite ekonomike.

Top Channel