Itali, tunel gjigant me ujëra termale

19/09/2014 00:00

Pak kilometra nga Padova të Italisë, në Montegrotto Terme, ndodhet
tuneli me ujëra termale më i thellë në botë. Një kënaqësi e vërtetë për
dashamirësit e zhytjeve.

 “Y-40” konsiderohet pishina më e thellë në botë. Është krijuar nga arkitekti Emanuele Boaretto dhe është një tunel prej 40 metrash. Nuk është nevoja as të vishet tuta për zhytje, sepse ujërat e pishinës janë termale, me temperaturë konstante, rreth 34 gradë celsius.

Vaska përbëhet nga mure prej xhami. Gjithashtu ndodhet edhe një robot, që kupton nëse ndonjë zhytës ka probleme.

Top Channel