E dashura me qira për një telefon

19/09/2014 00:00

Një i ri kinez nxori të dashurën me qira, për të blerë iPhone 6, pasi nuk i dilnin paratë që kishte.

Sipas tij, për qëllime jo të këqija.Madje, në tabelën që mbante, ishte dhe lista e çmimeve: 1 euro në orë, 6 në ditë, 63 në muaj.

I riu nga Shangai krijoi edhe një profil komplet, ku paraqiteshin përmasat e vajzës e shoqëruar me një foto të saj.Studenti, mes shërbimeve të ofruara prej vajzës, ofronte dhe studimin bashkë, por asgjë më shumë.

Top Channel