Policia e Shtetit asgjësoi sërish një sasi prej 4.3 tonësh kanabis
sativa. Shkatërrimi i drogës me anë të djegies u bë në fshatin Bërzhitë
të Tiranës.

Asgjesim ju be dhe nje sasie prej 1.3 kg kokaine, 37 kg heroine, si edhe rreth 140 kg paracetamol dhe perzieres qe sherben per prodhimin e droges. Shkaterrimi u be, pas kaluan të gjitha procedurat ligjore të hetimit dhe gjykimit të autorëve të përfshirë në trafikimin e saj.

Komisioni perkates per asgjesimin e provave materiale verifikoi vendimet penale te dhena nga Gjykata e Krimeve te Renda, dhe me pas vendosi shkaterrimin e saj. Nen drejtimin e prokuroreve te çeshtjeve u be edhe djegia e sasisë se lendes narkotike.

Top Channel