Presidenti hap garën për guvernator

19/09/2014 00:00

Një ditë pas shkarkimit në Parlament i Adrian Fullanit nga posti i
Guvernatorit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, Presidenti i
Republikes Bujar Nishani shpall vakant postin në krye të Bankës së
Shqipërisë dhe paralelisht fillimin e procedurave për emërimin e
guvernatorit të ri.

Të njëjtën procedure te hapjes se aplikimit ne adrese interneti per te gjithe te interesuarit per anetar te Keshillit Mbikëqyres qe ndoqi kryeministri Edi Rama, ka ndjekur edhe presidenti per zgjedhjen e guvernatorit te ri te Bankes Qendrore.

Presidenca njoftoi se ne adresen [email protected], mund te dergojne dokumentet e skanuara te gjithe te interesuarit per postin e guvernatorit.

E megjithë bindjen e kreut te qeverise Rama se ne krye te Bankes do te ishte me i frytshem nje guvernator i huaj, njoftimi i Presidences qe i referohet ligjit aktual te Bankes se Shqiperise, specifikon aplikimin e hapur per çdo shtetas shqiptar brenda dhe jashte vendit qe permbush kriteret ligjore.

“Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare, si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftim.

Megjithate, duket se komunikimi mes Presidences dhe Kryeministrise per çeshtjen e zgjedhjes se guvernatorit te bankes, eshte ne tonet e bashkepunimit te mire. Ne deklaratat me te fundit mediatike te Presidentit dhe Kryeministrit, u shpreh interesi per zgjedhjen e nje kandidature qe do te jete i afte te nxjerre banken nga ngerçi drejtues.

Nishani u shpreh se nuk eshte rasti qe institucionet te bejne karshillëk njera-tjetres dhe Kryeministri shprehu bindjen tek aftesite e presidentit ne perzgjedhjen e emrit te duhur ne krye te Bankes Qendrore. Dy drejtuesit shprehën gjithashtu gadishmerine per gjetjen e nje emri, permes konsultimeve presidence-qeveri.

Duke garantuar konfidencialitetin e çdo aplikuesi per guvernator, Presidenti ka lene nje afat dyjavor per çdo te interesuar nga rradhet e institucioneve financiare qe beson se permbush kriteret per te drejtuar Banken e Shqiperise.

“Aplikimet për shprehjen e interesit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në adresën e e-mail, do të vijojnë deri më datë 5 tetor 2014”, thuhet më tej në njoftim.

Afati i lene nga presidenti, per permbylljen e aplikimeve per guvernator, eshte nje jave me shume se afati i Qeverise per vendet vakante per anetar te Keshillit Mbikëqyres, i cili perfundon më 30 shtator.

Top Channel