Nisën si shprehi argëtimi në rrugë dhe mure, por sot dikush po mundohet që përveç argëtimit të sigurojë edhe të ardhura prej tyre.

Vizatimet 3D (tre dimensionale) në mjedise publike janë përhapur me shpejtësi në mbarë botën. Njëri prej emrave më të njohur të kësaj forme arti është Kristian Jeffrey, i cili në vitin 2007 mori një ofertë të pazakontë për të ndërtuar vizatime 3D në dyshemenë para zyrave të një kompanie shit-blerjesh pronash të patundëshme.

Ai pranoi ofertën dhe që prej asaj kohe porositë janë rritur ndjeshëm aq sa Kristian po mendon të punësojë një agjent marketingu për të nxjerrë maksimumin prej biznesit të tij.

Por përveçse biznes ai e sheh profesionin e tij edhe si argëtim duke ndërtuar në trotuare e rrugë vizatime 3D që shpesh duken aq reale sa këmbësorët ndryshojnë rrugë. Vepra më gjigante e tij është portreti gjigant i shkumosur i Roger Federer, pjesë e një reklame për një kompani prodhimi brisqesh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel