Rita Ora rrezikon të ftohet

19/09/2014 00:00

Vjeshta ka detyruar Rita Orën që të hedhë një xhaketë të zezë krahëve për një dalje në mbrëmje me të dashurin e saj Ricky Hilfiger, por duket se këngëtaren me origjinë nga Kosova asgjë nuk mund ta ndalojë për të treguar këmbët.

Rita u fotografua në rrugët e Londrës pasi doli nga një klub nate e veshur me një palë pantallona shumë të shkurtra ngjyrë gri duke mos lënë vend për imagjinatën.

Të shpresojmë që Rita Ora nuk është ftohur…

Top Channel