Brown: Unë dhe Rihanna, gjithmonë miq

19/09/2014 00:00

Chris Brown ka folur për marrëdhënien e tij të dështuar me Rihanën dhe ka këmbëngulur se ai dhe këngëtarja e famshme do të jenë gjithmonë miq.

Reperi 25-vjeçar u dënua me 6 muaj punë për komunitetin pasi rrahu në vitin 2009 artisten nga Barbadosi, por ai beson se vazhdojnë të kenë një lidhje të thellë me njëri-tjetrin.

Duke folur për ‘Access Hollywood’, ai tha: “Unë dhe Rihanna jemi miq. Kuptohemi shumë mirë dhe nuk kemi probleme. Kemi 10 vite që jemi miq dhe nuk mendoj se kjo gjë do të ndryshojë ndonjëherë.”

Top Channel