Rama në Kavajë: Investime më shumë se në 20 vjet

19/09/2014 00:00

Kavaja është një tjetër qytet, ku kanë nisur projektet e
rikonstruksionit të rrugëve të brendshme, pagëzuar nga Qeveria si
“rilindja e qyteteve”.

Pasi ka pare nga afer punimet e nisura ne bulevardit qendror te Kavajes, Kryeministri Edi Rama u tha banoreve te ketij qyteti se “braktisja e Kavajes ka marre fund dhe se keto investime jane vetem fillimi ne kete mandat të parë qeverisës”.

“Kavaja, e cila për 20 vjet rresht i besoi votën Partisë Demokratike dhe për 8 vjet rresht në qeverisjen e Partisë Demokratike, nuk mori asnjë qindarkë, do të transformohej në kantier ndërtimi pa u mbushur viti i parë i qeverisjes socialiste. 11 mijë metra katrorë të qendrës së Kavajës, me plus 3200 metra katrorë park dhe rruga 2.5 kilometra e transformuar në një rrugë europiane, janë vetëm fillimi i një investimi që do të vazhdojë intensivisht”, tha Rama.

Kryeministri la te kuptohet se ne vendoret e 2015, Elvis Roshi do te jete kandidati i te majtes per nje mandat te dyte.

“Kemi sot një nga godinat më të bukura të bashkive të Shqipërisë, pas zgjedhjeve të ardhshme dhe konfirmimit të Elvis Roshit, si kryetar bashkie, do të jetë një njësi vendore që do të përfshijë edhe Golemin edhe zona të tjera përreth”, tha Rama.

Por si i shikojne banoret e ketij qyteti keto investime?

“Për 25 vjet nuk është hedhur një gurë këtu në Kavajë. Për ne kjo është mbarësi”, thotë një banor.

“Jemi të kënaqur për punët që po bëhen. Po punohet dhe shpresojmë që të punohet gjithnjë kështu, që të ndryshojmë edhe ne si qytet”, thotë një banore.
 
Rama vizitoi edhe ambientet e rikonstruktuara te bashkise Kavaje te cilen e quajti nje model per te gjitha bashkine e vendit.
Kryeministri tha se Qeveria do te mbeshtese te gjitha projektet e propozuara nga Bashkia e Kavajes dhe deputeti i zones Parid Cara, por, sipas tij krahas rrugeve ne fokusin e Qeverise do te jete edhe zbutja e papunesise.

Pjese e inspektimeve te kryeministrit Edi Rama, ne Kavaje ishte edhe ndertimi rruges hyrese ne kete qytet, nje projekt me vlere 2.4 milionë dollare nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Me ardhjen e qeverisë së re, kjo rrugë po merr një zhvillim të madh. Eshtë një rrugë pak e veçantë, sepse ka edhe një korsi në shërbim të bicikletave”, thotë kryebashkiaku Roshi.

Top Channel