“Plus” merr licencen e katërt 3 G

19/09/2014 00:00

Kompania celulare `Plus Communication` do të ofrojë tashmë për abonentët e saj shërbimin e munguar 3G.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare e shpalli fitues të tenderit për dhenien e licences së katërt 3G, pasi kjo kompani ofroi shumën e 2.97 milionë eurove.  

Marrja e dy brezave të frekuencave i mundëson kompanisë ‘Plus Communication’ të ofrojë shërbimin 3G. Në garë ishin dhe kompanitë `Vodafone` e `AMC` prej të cilave ‘Vodafone’ mori brezin e tretë të frekuencave ç’ka i mundëson të zgjerojë kapacitetet dhe performancën në ofrimin e këtij shërbimi.

Top Channel