Minjtë i hanë paratë dhe banka vendos të rimbursojë një pensioniste. Kjo është historia e ndodhur pak ditë më parë në Itali.

E moshuara në Livorno vërejti se 560 euro ishin ngrënë nga brejtësit, të cilët i kishin bërë të papërdorshme kartëmonedhat në prerje prej 20 dhe 100 euroshe.

Pasi shkoi te Banka e Italisë, iu bë e ditur që kartëmonedhat nuk mund të përdoreshin më, por duke parë moshën e zonjës dhe mënyrën se si kishte ndodhur ngjarja, punonjësit i thanë se paratë janë të kompensueshme.

***
Nga Greqia, në Itali, në Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Shqiptarët kanë hapur mësonjëtoret e gjuhës shqipe. Mësues të përkushtuar angazhohen, në shumicën e herëve në mënyrë vullnetare, për të trashëguar gjuhën e nënës te brezat e rinj.

***
Lulzim Vulashi, 36-vjeçari me origjinë shkodrane dhe me banim në Itali, fitoi shumë vëmendje dhe simpati nga Marsi i këtij viti, kur shpalli përmes biznesit të tij; një dyqan buke dhe ëmbëlsirash; nismën për t’u dhënë bukë falas për 6 muaj radhazi nënave që sapo kanë lindur.

Një veprim ky, që e ktheu atë në një nga personazhet më të dashur të qytetit italian, ku i riu ka emigruar prej vitit 1995. Por Luli, siç bashkatdhetarët e tij e thërrasin, ka menduar t’iua rikthejë sërish mirënjohjen qytetarëve të Firences, me një tjetër gjest human.

Me çeljen e vitit të ri shkollor në Itali, i riu ka vendosur të shpërndajë ëmbëlsira dhe ushqime falas për fëmijët e kopshteve dhe shkollave fillore.

***
Ejona Hoxha është nxënësja më e veçantë në shkollën “Nënë Tereza”, në Durrës. Më 15 Shtator ajo u ul për herë të parë në bankat e shkollës.

Në këtë ditë të shënuar, ajo shoqërohej nga mamaja e saj Suela, personi që ka këmbëngulur më fort që e bija, e cila ka sindromën “Down”, të shkollohet si të gjithë fëmijët e tjerë.

Top Channel