I moshuari vendos imazhe pornografike në dritare për të larguar fqinjët e rinj

19/09/2014 00:00

Një burrë i moshuar amerikan në Nju Jork vendos në dritare imazhe pornografike në mënyrë që të largojë fqinjët e tij indianë të cilët sapo janë shpërngulur në banesën ngjitur me shtëpinë e tij.

Burri i identifikuar vetëm me emrin Jimmy, kur u pyet nga gazetari i televizionit lokal mbi arsyet e veprimeve të tij, u përgjigj: “Dua që t’i shohin dhe të largohen.”

Fqinji Sanjeev Aggurawal ka thënë se kjo gjë është e papranueshme pasi në oborr luajnë fëmijët e tij të vegjël: “Është qesharake, kjo gjë duhet të ndalojë.”

Policia ka shkuar disa herë në shtëpinë e të moshuarit, por ai i heq menjëherë fotot e “nxehta” sapo vijnë uniformat blu dhe me të ikur ata, i vendos sërish në dritare.

Top Channel