Komunitetet fetare dhurojnë gjak

19/09/2014 00:00

Përvec shërbimeve fetare, Komunitetet në Shqipëri i bashkojnë shumë kauza të tjera që kanë të bëjnë me problemet sociale në vendin tonë.

Shumë të rinj, pjestarë të komuniteteve të ndryshme fetare kanë dhuruar gjak në ambientet e Komitetit Shtetëror për Kultet.

“Dua të falenderoj komunitetet fetare, duke filluar me komunitetin mysliman dhe me komunitetin katolikë dhe me komitetet e tjera fetare si ortodoksët, protestantët dhe bektashinjtë. Shpresoj që kjo fushatë të shtrihet në të gjitha objektet e kultit, në xhami, kishë e të tjera”, tha Ilir Hoxholli, Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet.

Kjo nismë e komuniteveve fetare bëhet pak ditë para ardhjes së Papa Françeskut në Tiranë. Krye i Selisë së Shenjtë ka theksuar se një ndër arsyet e ardhjes së tij në kryeqytetin shqiptar është dhe harmonia fetare që ekziston në një vend si ky i yni që ka qenë 50 vjet në diktaturë.

Top Channel