Berlusconi, Strasburgu pranon apelimin për “evazion fiskal”

19/09/2014 00:00

Gjykata europiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg, ka pranuar të shqyrtojë apelimin e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, kundër dënimit të tij për evazion fiskal në Gusht të vitit 2013. Lajmi u bë i ditur nga avokati i Berlusconit, gjatë së premtes.

Piero Longo u shpreh për “Reuters” se Gjykata e Strasburgut ka pranuar të ekzaminojë argumentet e Berlusconit, sipas të cilave atij i është mohuar një gjykim i drejtë mbi këtë çështje. Megjithatë, avokati tha se ende nuk është përcaktuar ndonjë datë për nisjen e apelimit.

Manjati miliarder i medias u dënua me 4 vjet burgim për organizimin e një skeme për shmangien e taksave nga kompania e tij “Mediaset”, e që më pas u konvertua në 1 vit shërbim ndaj komunitetit në një shtëpi azilantësh, që nisi të shlyhej në Maj të këtij viti.

Si rezultat i dënimit të tij, Berlusconi humbi edhe vendin në Senat dhe i ndalohet të votojë apo të garojë nëpër zgjedhje. Megjithatë, ai vijon të mbetet figura më influencuese e qendrës së djathtë të Italisë, teksa edhe kryeministri Matteo Renzi e ka përfshirë ngushtësisht atë në përpjekjet për të reformuar Kushtetutën, pavarësisht mosbesimeve mes pjesëve të ndryshme të Partisë Demokratike, të qendrës së majtë, të drejtuar prej tij.

Top Channel