Kerry: Edhe Irani ka rolin e tij në luftën ndaj ISIS

19/09/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry foli të premten në lidhje me koalicionin global në luftën kundër Shtetit Islamik dhe mbi rëndësinë që ka Irani në luftën kundër terroristëve.

“Koalicioni global kundër ISIS duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha linjat.  Çdo vend në botë duhet të luajë rol në këtë përpjekje, përfshirë edhe Iranin”, tha Kerry.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, këtë javë tha se kishte refuzuar një ofertë nga Uashington për bisedime mbi luftën kundër shtetit islamik. Irani është aleati kryesor i armiqve kryesore të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Rreth 40 shtete, 10 nga te cilat arabe, janë te gatshme te bashkojnë forcat kundër ISIS-it e te ndihmojnë luftën ndaj organizatës ekstremiste si ne Irak, ashtu edhe ne Sirinë fqinje. Per presidentin francez Francois Hollande, ekzekutimi i pengut britanik i tregoi botes se duhet te hidhet ne veprim.

Gjatë së premtes, Franca ka ka kryer sulmet e para kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak. Në një deklaratë për shtyp tuhet se avionët kanë sulmuar një depo logjistike të ISIS në veri-lindje të Irakut. Më herët Franca kishte kryer fluturime mbikëqyrëse mbi Irak dhe kishte furnizuar me armë luftëtarët kurdë.

Top Channel