Rona Nishliu këndon shqip në Serbi

20/09/2014 00:00

Rona Nishliu ka hapur festivalin e kulturës kosovare, për të mbyllur ndoshta një etapë mosnjohjesh me Serbinë.

Me këngë me motive shqiptare, me përcjelljen e pianistit Genti Rrushi, ka performuar para një salle të mbushur plotë.

Në koncert mori pjesë edhe Branka Petric, bashkëshortja e aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu, të cilit iu kushtua një kujtim i veçantë.

Para fillimit të koncertit pati forca policore, të cilat siguruan filarmoninë e Beogradit, por kësaj radhe gjithçka kaloi pa incidente.

Top Channel