Ditën e diel sheshi i ”Shën Pjetrit” zhvendoset në sheshin “Nënë Tereza”. Në orën 11:00 të së dielës Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën në altarin e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Në kuadrin e masave të marra nga qeveria, me rastin e vizitës historike të Papa Françesku në Tiranë, është ndryshuar edhe pamja e sheshit “Nënë Tereza”, njëkohësisht edhe e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Restaurimi i fasadave të objekteve si, Universiteti i Arteve, Korpusi Universitar apo Rektorati i Universitetit të Tiranës, ka përfunduar, njëkohësisht ka përfunduar punë edhe në altar.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit janë vendosur fotot e 40 martirëve të Kishës Katolike, 38 prej të cilëve janë ekzekutuar në periudhën e komunizmit, ndërsa dy të tjerë janë personazhe historikë.

Puna ka përfunduar edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu edhe për restaurimin e fasadës së “Pallatit të Kongreseve”, aty është vendosur një qendër që do të funksionojë për gazetarët. Për shumë qytetarë që do të vinë në këtë bulevard për të ndjekur këtë Meshë janë vendosur edhe 8 ekrane për ata që do të jenë në një distancë më ta largët nga altari.

Sheshi “Nënë Tereza” është vizituar gjatë ditës së fundit edhe nga shumë turistë të huaj, të cilët bënin fotografi me altarin në sfond.   

Top Channel