Masat e sigurisë për vizitën e Papës

20/09/2014 00:00

Ndërsa qytetarët po e shfrytëzojnë bllokimin e bulevardit kryesor për
shëtitje, policia ka nisur bllokimin e mjeteve të parkuara përgjatë
akseve dytësore që kanë dalje ne bulevard.

Në keto akse janë vendosur shirite qe ndalojne jo vetem parkimin, por edhe qendrimin e perkohshem te mjeteve.

Nderkohe policia thote ne rruge jo zyrtare se te gjithe qytetaret qe te dielen kane deshire te jene te pranishem ne meshen qe do te mbahet ne sheshin “Nene Tereza”, duhet te mbajne me vete nje karte identiteti apo pasaporte.

Ata do te kontrollohen me dedektore metalesh pergjate 27 pikave kontrolli qe do te jene si porta hyrese per ne bulevard e njekohesisht nuk duhet te mbajne me vete sende te forta apo shishe qelqi apo edhe pije me ngjyre. Nga ora 20.30 e te shtunes deri me oren 19.00 te se dielet thote policia ndalohet levizja me automjet pergjate bulevardin ‘Deshmorët e Kombit’, Bulevardi Zogu I, Bulevardi ‘Zhan D’Ark’,  Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës – Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej,  Rruga e Elbasanit,  Rruga e Kavajës, Rruga Abdyl Frashëri e nje sere rrugesh te tjera.

Po ashtu do te jene te bllokuar nga ora tete deri me oren 10.30, aksi drejt Rinasit si edhe te gjitha akset qe te çojne ne fshatin Bubq tek te cilat nuk lejohet kalimi nga ora 17 deri me oren 19. Mes masave te shumta ne te cilat jane perfshire Sherbimi Informativ dhe Garda e Republikes shpjegohet se Papa Françesku do te kete 5 truproja te forcave te sigurise se Vatikanit dhe kater badigarde shqiptare.  

Nderkohe, qe perveç 50 snajperave dhe nderprerjes se valeve telefonike pergjate te dieles qe helikopter do te jete ne fluturim per te patur nen kontroll levizjet. Jo zyrtarisht thuhet se duke nisur nga e shtuna ne pikat kufitare nuk do te lejohet hyrja e personave te dyshuar, nderkohe qe ne sistemin TIMS shqiptar do te kene akses edhe forcat e sigurise se Vatikanit.

Top Channel