Të luash me anakondën gjigante

20/09/2014 00:00

Të luash me vdekjen. Një grup peshkatarësh brazilianë u argëtuan duke provokuar një anakondë gjigante në lumenjtë e Amazonës dhe gjithë aventurën e tyre të rrezikshme vendosën ta filmojnë e më pas ta hedhin në internet.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi dhe nuk kanë munguar kritikat ndaj peshkatarëve. Në video njëri prej tyre vendos të kapë prej bishti zvarranikun gjigant dhe më pas me varkën e tyre ta tërheqin zvarrë.

Anakonda e gjatë nga 8 deri në 10 metra përpiqet t’i shpëtojë besdisjes së vizitorëve të paftuar në habitatin e saj, ndërkohë që nga varka dëgjohen zëra që i thonë personit që e mban të kapur ta lëshojë.

Menjëherë policia braziliane ka nisur hetimet. Torturimi i kafshëve të Amazonës dënohet me gjobë deri në 1 mijë euro. Por në këtë rast policia thotë se nuk është kryer asnjë krim pasi peshkatarët nuk kishin ndërmend ta torturonin kafshën.

Top Channel