Avionë luftarakë rusë pranë Alaskës

20/09/2014 00:00

Gjashtë avionë luftarakë rusë u kapën në brigjet e Alaskës nga radarët amerikanë dhe kanadezë.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarë amerikanë dhe kanadezë të mbrojtjes. Gjashtë avionët fluturuan në atë që njihet si Zona Ajrore e Identifikimit dhe e Mbrojtjes (ADIZ), por nuk shkelën në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të zyrtarëve amerikanë dy nga gjashtë avionët luftarakë ishin identifikuar si MiG-31 dhe u larguan pa shkaktuar incident. Zyrtarët amerikanë thonë se incidente të tilla nuk janë të pazakonta dhe ndodhin të paktën 10 herë në vit.

Të mërkurën Ministria e Jashtme suedeze njoftoi se dy avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore në Detin Balltik, pranë ishullit Oland duke e quajtur këtë ndodhi një “shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare” për të cilën kishte thirrur ambasadorin rus për të dhënë sqarime.

Incidente të tilla mbërrijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Moskës kanë përshkallëzuar në sanksione të ndërsjellta për shkak të krizës në Ukrainë, për të cilën BE dhe SHBA akuzojnë Rusinë si shkaktare.

Top Channel