ISIS liron turqit

20/09/2014 00:00

49 shtetas turq të rrëmbyer nga ISIS në muajin qershor, kur morën në kontroll qytetin e Mosulit së bashku me konsullatën turke në këtë qytet u liruan dhe u rikthyen në Turqi.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu tha se 49 shtetasit turq u morën në dorëzim nga shërbimet sekrete në qytetin jugor Sanliurfa.

Detajet që çuan në lirimin e pengjeve janë të paqarta, por Presidenti turk, Recep Taip Erdogan tha se operacioni për lirimin e tyre ka qenë sekret dhe i mirëstudiuar.

Turqia ka refuzuar përfshirjen direkte në betejën e ndërkombëtarëve kundër ISIS, që për analistët lexohet si frikë për sigurinë e shtetasve të saj në Irak dhe Siri.

Pengjet ishin të gjithë punonjës të konsullatës turke në Mosul, 46 prej të cilëve turq dhe 3 irakianë. Kryeministri Davutoglu tha se të gjithë pengjet janë liruar shëndoshë e mirë mëngjesin e së shtunës.

Të premten Turqia hapi një pikëkalimi kufitar në jug-lindje të vendit për të lejuar qindra-mijëra kurdë të Sirisë t’i shpëtonin avancimit të ISIS në rajonet e tyre.

Top Channel