Tirana për fitore në Laç, Vllaznia pa tifozë përballë Apollonisë

20/09/2014 00:00

Elbasani-Flamurtari, Laçi-Tirana dhe Vllaznia-Apollonia mbyllin javën e pestë të Kategorisë Superiore këtë të shtunë.

Në Laç kryesuesit e Tiranës do të kërkojnë fitoren përballë kurbinasve për të ruajtur kreun e tabelës, ndërkohë që Elbasani përballë Flamurtarit do të kërkojë pikët e para në këtë kampionat.

Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të kërkojë tri pikët pa mbështetjen e tifozëve dhe për të ngjitur shkallë në tabelën e klasifikimit përballë Apollonisë së Fierit.

Takimet luhen në orën 14:00. Të premten Partizani fitoi 2-0 përballë Teutës dhe po kaq Skënderbeu mposhti Kukësin.

Top Channel