Astronomia, fotot më të mira të vitit

20/09/2014 00:00

Observatori Greenwich dhe BBC Sky organizuan për të gjashtin vit radhazi ceremoninë e dorëzimit të fotove më të bukura të hapësirës.

Këtë vit pjesëmarrësit ishte më të shumtë dhe fotot të gjitha mbresëlënëse, aq sa juria e kishte të vështirë të vendoste, por sic e do rregulli në fund duhej shpallur një fitues.

Këtë herë çmimi shkoi për fotografin James Woodend që dokumentoi me imazhe pamjet fantastike të aureolës mbi Luginën e Akullt në Islandë.

Vendin e dytë e zuri fotoja e Matt James e shkrepur në një kompleks prodhimi energjie eolitike në Bungendore në Australi.

Në të njëjtën kategori, cmimi i tretë shkoi për koreano-jugorin O Chul Kwon me fotografinë “Rrugëtimi veror i Hënës”.

Në kategorinë “Hapësia e thellë” cmimi i parë shkoi për shkrepjen e Bil Snyder me nebulën “Kokë kali”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel