Jennifer Lawrence mbështet të dashurin e saj

20/09/2014 00:00

Miliona fansave të Chris Martin dhe Coldplay së fundmi u është bashkuar edhe Jennifer Lawrence.

Aktorja 24-vjeçare u fotografua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara mes fansave të Chris Martin, i dashuri i saj i ri me të cilin doli hapur së fundmi.

Jennifer njihet tashmë për stilin e thjeshtë të veshjes në daljet publike, stil të cilin e respektoi edhe këtë herë ku kishte veshur xhinse të errta dhe një bluzë me nuanca që i tregonte një pjesë të barkut.

Prezanca e saj në koncertin “iHeartRadia Festival” ishte një arsye më shumë për Chris Martin dhe Coldplay për të dhënë maksimumin në skenë, ndërkohë që aktorja duket se ka hedhur pas krahëve skandalin e publikimit të fotove intime nga hakerat.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel