F1, “Mercedes” dominon në Singapor

20/09/2014 00:00

Radha e parë do të mbajë firmën e “Mercedes” në Çmimin e Madh të Singaporit, në Marina Bay.

Lewis Hamilton ka kapur pole position-in në provat zyrtare të garës së gjashtë të sezonit, duke lënë pas shokun e skuadrës Nico Rosberg.

Në vend të dytë është renditur “Red Bull” me Daniel Ricciardo dhe Sebastian Vettel.

Ndërsa në të tretën “Ferrari” i Fernando Alonso dhe më pas “Williams” i Felipe Massa, të ndjekur nga shokët respektivë të skuderisë, Kimi Raikkonen dhe Valtteri Bottas.

Kevin Mangusen me “McLaren” ka arritur vetëm vendin e nënntë, ndërkohë që lista e 10 të parëve mbyllet me “Toro Rosso” të Daniil Kvyat.

Garën për Çmimin e Madh të Singaporit do ta ndiqni të dielën direkt në orën 14:00, në kanalin Top News të platformës Digitalb.

Top Channel