Dom Gjergj Meta rikonfirmon axhendën e Papës

20/09/2014 00:00

Dom Gjergj Meta, një ditë para vizitës së Papa Françeskut, ka bërë një raportim mbi axhendën e atit të shenjtë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Dom Gjergj Meta ka rikonfirmuar takimet e Papës me kerët më të lartë të shtetit, takimet me krerët e komuniteteve fetare dhe natyrisht meshën e shenjtë në sheshin Nënë Tereza, tërësisht i rikonstruktuar për vizitën e tij.

“Në orën 09:30 Papa Françesku do takohet me presidentin, pas takimit me kryeministrin në aeroport. Takimi me presidentin do pasohet nga takime me autoritete të tjera në Presidencë.

Më pas Papa do të përshkojë bulevardin në bordin e Papamobile. Në altar, kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i dorëzojë atij çelësin e qytetit dhe më pas do të mbahet mesha e shenjtë. Nuk do të mungojë takimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe një vizitë në katedrale.

Ati i shenjtë vjen për të takuar gjithë shqiptarët dhe ne shpresojmë që mediat dhe qytetarët do ta ndjekin këtë ngjarje të bukur”, ka thënë Dom Gjergj Meta.

Top Channel