Rama: Të ruajmë harmoninë fetare

20/09/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e së shtunës në ceremoninë
e hapjes së ekspozitës kushtuar vizitës së Papa Françeskut në Muzeun
Kombëtar.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama, duke iu referuar një prej motiveve
të vizitës së Papës, bashkëjetesës fetare në Shqipëri, ka bërë thirrje
për ruajtjen e kësaj harmonie.

“Ekspozita është quajtur ‘Besimi’
në kuadër të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri. Shqipëria nuk
është një vend mysliman, por një vend evropian. Mes shqiptarëve nuk ka
ndasi fetare, por paqe dhe bashkëpunim. Ta ruajmë këtë bashkëjetesë
fetare dhe mes shqiptarëve të mos ketë konflikte”, deklaroi Rama.


tej, duke iu referuar thirrjeve të atit të shenjtë për paqe, shefi i
qeverisë shqiptare u shpreh: “Lufta në Irak nuk është vetëm pjesa që ne
shohim në televizione. Papa Françesku ka paralajmëruar rrezikun e një
lufte të tretë botërore”.

Top Channel