Lëvizjet e Papës, jo me makinë të blinduar

21/09/2014 00:00

Papa gjate vizitës në Tiranë, nuk do të përdorë asnjë makinë të
blinduar. Vendimi i kreut të katolikëve nuk u diskutua në asnjë moment
nga Policia Shqiptare, e cila filloi të marrë masa për vizitën e tij,
një muaj më parë.

Nje komitet per viziten e Papes, i drejtuar nga ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe me pjesemarrjen e nje perfaqesuesi te Vatikanit, hartoi çdo detaj te masave te sigurise qe u ndermoren per te dielen e 21 shtatorit. Pavaresisht deklaratave te bera nga ambasadori i Irakut ne Vatikan, se Papa mund te qellohet ne ndonje nga vizitat e tij ne Turqi apo Shqiperi, sherbimet inteligjente shqiptare nuk kane marre asnje sinjal qe ky skenar ka gjasa te ndodhe ne Tirane.

Gjithsesi forca elite te Policise Shqiptare, ato Antiterror dhe forca te specializuara per ruajtjen e personaliteteve, ne Policine e Shtetit dhe Garden e Republikes, prej ditesh sterviten per menyren se si do te sigurojne Papen ne viziten e tij ne kryeqytet.

Sherbimet sekrete ne asnje pergjim te tyrin nuk japin sinjale negative. Policia ka shoqeruar disa persona te konsideruar problematike ne vend, te cilet me heret nga pergjimet rezultojne te jene pjese e ndonje grupi ekstremistesh ne vend. Shoqerimi i tyre, por edhe te gjitha pergjimet ambientale ne vende ku mblidhen ekstremistet nuk japin asnje sinjal te rrezikshem per te dielen e shenjte te shqiptareve.

Gjithsesi baza kryresore e ruajtjes se klerikut me te larte te katolikeve do te jene snajperet. Me shume se 50 te tille jane te vendosur ne te gjitha tarracat e pikave me te larta te kryeqtetit duke vrojtuar gjithcka dhe levizjen me te vogel dyshuese. Nga ana tjeter policia vendosi ne Tirane 27 pika kontrolli, ne te gjithe perimetrin qe rrethon Sheshin Skenderbej, Bulevardin Deshmoret e Kombit dhe Sheshin Nene Tereza. Sipas policise ne keto pika do te realizohet kontrolli i te gjithë pjesmarresve ne ceremoni me detektor metalesh. Policia paralajmeron te gjithe ata qe duan te marrin pjese ne ceremoni, se nese nuk do te pranojne t’i nenshtrohen ketij kontrolli do te shoqerohen ne komisariatet e Tiranes.
 
Policia bllokoi levizjen e automjeteve, pothuajse ne te gjitha rruget kryesore te Tiranes, Bulevardin Deshmorët e Kombit,  Bulevardi Zogu I, Bulevardi Zhan D’Ark, Bulevardi Gjergj Fishta, Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës – Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej,  Rruga e Elbasanit,  Rruga e Kavajës, Rruga Abdyl Frashëri e te tjera.

Policia e Shtetit, Sherbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Garda e Republikës, si edhe Drejtoria Përgjithshme e Emergjencave Civile, jane pjese e operacionit te ruajtjes dhe sigurise fizike te Papes. Drejtues i keti operacioni do te jete drejtor iu pergjithsxhem i Policise se Shtetit, Artan Didi. Per here te pare ruajtja e nje personaliteti te larte boteror qe viziton Tiranen, i eshte lene teresisht ne dore Shqiperise.

Top Channel