Papa: “Erdha, e mbajta fjalën”. Vizita, historike për Shqipërinë

21/09/2014 00:00

“Papa Françesku ju falenderon për mikpritjen e ngrohtë në Shqipëri dhe i thotë kryeministrit që ai i qëndroi premtimit”.

Ky ka qenë komunikimi i parë përmes pilotit të avionit, sapo ai ka hyrë në hapësirën shqiptare, mes Kryeministrit Rama dhe Papa Françeskut. 

Vetëm pak më pas, saktësisht në 08:55 minuta, avioni i Atit të Shenjtë ka prekur tokën shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka qenë zyrtari i lartë i parë i Shtetit shqiptar që ka shtrënguar duart me Papën. Në ceremoninë e pritjes kane marre pjese edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe përfaqësues të Kishës Katolike.

Dy femije simbolikisht, nje nga veriu dhe nje nga jugu i kane dhuruar lulet e mireseardhjes. Më pas shoqeruar nga Kryeministri, Papa i eshte drejtuar salles se pritjes se aeroportit ‘Nene Tereza’. Ne ambientet e dekoruara me fotografi te familjes Marubi, Kryeministri i ka dhuruar Papa Françeskut nje dhurate simbolike, nje kupe me dheun shqiptar me kerkesen per ta bekuar ate.

Pas bisedes se rastit me kreun e Qeverise, eskorta e Papes u nis drejt kryeqytetit nen masa te forta sigurie.

Pasi ka pershkuar Rrugen e Durrësit dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Papa Françesku është drejtuar në Presidencë, ku është pritur nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.

Pershtypjet e para, Papa i ka hedhur ne librin e Presidences, qe do te mbeten gjate ne mendjen e shqiptareve per vete vleren e tyre. Më pas, nje takim koke me koke me zotin Nishani, pasuar nga nje dalje e perbashket perballe medias. 

Presidenti Bujar Nishani shprehu emocionin e veçante per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, ndersa ne fjalen e tij theksoi se ne vendin tone, brez pas brezi eshte trasheguar respekti mes komuniteteve fetare.

“Krishtërimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani.

Ati i Shenjtë, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në këtë ceremoni, shprehu kënaqësinë për vizitën që po zhvillon në Shqipëri,duke e vlerësuar tokën shqiptare, si një tokë të fisme, të heronjve dhe martirëve.

Duke theksuar se liria fetare dhe e shprehjes është kushti themelor për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, një vlerë e paçmuar për paqen.

“Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera”, tha Papa. Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. “Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!” u shpreh Papa Françesku.

Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesku pershendeti me mijera besimtare qe kishin dale ne sheshet kryesore te Tiranes. Duke levizur me makinen e tij te bardhe dhe te hapur, Ati i Shenjte ka pershendetur besimtaret ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ata qe ndodheshin prane sheshit “Skenderbej” dhe me pas u drejtua ne sheshin “Nene Tereza”, ku u mbajt Mesha e Shenjte. Shetitja e Papes ka qene nje moment shume emocionues per besimtaret ne shesh, sidomos per disa femije te vegjel, te cilet kane marre bekimin e tij.

“Të rinjtë e ardhmja e vendit”

Ne Meshen e Shenjte, bashkëkremtuan me Papa Françeskun edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.Në hapësirën para altarit ishin vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.

Ati i Shenjtë, në prani të qindra mijëra besimtareve nisi Meshën e Shenjte në sheshin  “Nënë Tereza”.

“’Paqe në këtë shtëpi’. Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë, paqja. Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezër të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”, tha Papa.

Papa Françesku pasi ka bekuar popullin shqiptar, te cilin e ka cilesuar si nder popujt me te vjeter ne driten e ungjillit, ka kujtuar 40 martiret e kishes katolike, portretet e te cileve jane varura pergjate gjithe bulevardit “Deshmoret e Kombit”.

“Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar! Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit”, thotë ai.
 
Ati i Shenjte i ka kujtuar shqiptareve simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjen e cila kthehet gjithnje ne folene e saj per te fluturuar lart.

“Uroj që shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira. Sot edha per t’ju falenderuar per qendresen tuaj por edhe per tju mbeshtetur per te rritur shpresen brenda jush dhe rreth jush. Shqiponja nuk e harron folenë po fluturon gjithnje lart”, tha Ati i Shenjtë.

Papa Françesku i eshte drejtuar te rinjve, shqiptare ne fund te fjales se tij duke u kujtuar se ata jane e ardhmja e ketij vendi.

“Posaçërisht ju drejtohem të rinjve: e ne kete toke kishte shume te rinj. Ky eshte nje popull i ri dhe ku ka rini ka shprese. Ketu ne Shqiperi dua t’ju falenderoj per deshmin e besnikerise. Mos harroni historine e kaluar, mos i harroni plaget e marra por  mos u hakmerrni, Fluturoni larg drejt shpreses per nje te ardhme te madhe Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm në udhën e dashurisë, të lirisë e drejtësisë e të paqes. Amen!” tha Papa.

Papa Françesku,me pare u prit ne altarin e mbajtjes se Meshes se Shenjte nga kryetari i bashkise se kryeqytetit Lulzim Basha, i cili i dhuroi Atit të Shenjtë çelesin e Qytetit, nje simbolike qe nderon miqte e kryeqytetit.

Papa takon Tahirin. Ministri: Ati i Shenjtë na inkurajoi

Rreth ores 13:10 Papa iu drejtua Nunciaturës Apostolike, ku kaloi nje dreke me shpuren papnore dhe me pas nje takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, bashke me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

“I jashtezakonshem takimi me Papa Françeskun dhe inkurajimin e Atit të Shenjte për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës. Mu dha rasti të informoj Papën për rezultatet tona kundër drogës. Të paharrueshme fjalët; te shpëtojmë fëmijët e botës nga droga. Faleminderit Ati i Shenjte!” shkruan ministri Tahiri në rrjetin social Facebook, pasi takimit me Atin e Shenjtë.

Papa takon krerët e komuniteteve fetare

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa u takua me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera.

“Martirët në Shqipëri preferuan torturat sesa të mohonin fenë. Ju falenderoj për vëllazërinë dhe bashkëpunimin mes jush. Besimi i vërtetë është burim paqeje. të diskriminosh në emër të Zotit, është jonjerëzore”, u shpreh Papa.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman, Ortodoks, Bektashian, Katolik dhe Protestant.

Papa kremton lutjen mbrëmësore

Në orën 17:00 nisi edhe kremtimi i lutjes mbrëmësore në Katedralen e Tiranës. Pas degjeses se historive te dhimbshme te dy te mbijetuarve te regjimit, Ati i Shenjte ndryshoi protokollin. Në këtë takim moren pjesen rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Ashtu sikurse edhe gjate gjithe dites, Papa eshte shoqeruar gjate levizjeve te tij ne Tirane nga mjaft besimtare katolike dhe nga shume qytetare te besimeve te tjera. 

 

Papa: Lutem për Shqipërinë

Ati i Shenjte vizitoi qendren “Betania” ne Bubq, ku u prit nga drejtues te saj ndodhet ne Bubq dhe ku u zhvilluan edhe dy degjesa nga pjesetare te kesaj qendre. Papa Françesku mbajti fjalen e rastit, ku nder te tjera u shpreh se lutet per Shqiperine dhe shqiptaret.

Ka qenë pikërisht ora 19:49, kur avioni i Papa Françeskut ka lënë tokën shqiptare. Një moment teper i veçante, pak përpara largimit të Papës ishte ai kur Linda Rama, bashkeshortja e Kryeministrit solli ne ambientet e salles VIP ne Rinas, djalin e sapolindur te çiftit kryeministror, Zaho Rama, per te marre bekimin e Atit te Shenjte. Pas ketij momenti, Kryeministri Rama, anetare te Qeverise dhe drejtues te Kishes Katolike ne Shqiperi, percollen ne Rinas, Papa Françeskun, duke shenuar keshtu edhe fundin e kesaj vizite njeditore qe Kreu i Vatikanit zhvilloi ne vendin tone. Vizita e Papa Françeskut konsiderohet historike per Shqipërinë dhe shqiptarët. Mesazhe të forta u dhanë gjatë kësaj vizite për të rinjtë shqiptarë e krerët e komuniteteve fetare.

Top Channel