Papa: Vij në Shqipëri jo vetëm për të shkuarën

21/09/2014 00:00

Ora 7.30 e mëngjesit e ditës së diel e gjeti Papa Françeskun në
aeroportin e Romës, ku me një çante të zezë në dorë, përshendeti
përfaqesuesit e Vatikanit të cilët e përcollen dhe më pas Ati i Shenjte
hipi në avionin e tij privat të linjes Alitalia për të udhëtuar drejt
Shqipërise.

Në avion papa Francesku u dekraroi gazetareve se ‘në Shqipëri, po vij jo vetëm për të shkuarën e vendit, por më shumë për atë që është shoqëria shqiptare, një shoqëri në paqe dhe në bashkëjetese shembullore fetare.

Ne nje pronocim te shkurter perpara gazetarave qe udhetuan me te nga Roma drejt Tiranes, Papa Françesku, ka perseritur te njejtin mesazh lidhur me arsyet e vizites se tij ne Shqiperi.

“Shqiperia siç e kam thene dhe ne udhetimin e kthimit nga Korea eshte nje shtet qe ka vuajtur shume. E dyta, eshte nje vend qe arriti te gjejë nje paqe mes feve te ndryshme dhe kjo eshte nje shenje e bukur per boten. Dialogu, paqja qe jane ne mbeshtetje te shtetit. Ju uroj nje dite te bukur, ne kete dite te mrekullueshme dhe lutuni per mua”, tha Papa.

Biseda është transkriptuar edhe nga faqja zyrtare e Papatit në internet.

At Lombardi, drejtor i sallës së shtypit të Vatikanit:

“At i Shenjtë, mirësevini mes nesh. Jemi të lumtur që, edhe pse udhëtimi është i shkurtër, duam t’iu dedikojmë një minutë përshëndetjeje fillestare. Këtë herë jemi plot 50, madje më shumë se kaq. Por, këtë herë përfaqësojmë 10 vende të ndryshme të botës dhe medie të ndryshme: shtyp i shkruar, agjenci, televizione, radio, fotografë etj. Kemi 6 shqiptarë mes nesh, të 3 televizioneve të ndryshme që do të ndjekin deri në detaj, si në vajtje edhe në kthim, pasi do të jenë sërish me ne, të cilët janë të interesuar të dinë përshtypjet Tuaja për këtë udhëtim. Atje Ju presin shumë vetë, të ardhur por edhe të gjithë shqiptarët, të cilët janë në festë. Atëherë Ju japim fjalën, nëse doni të thoni diçka, qoftë edhe ndonjë përshëndetje, një urim, e më pas do t’Ju urojmë gjithë të mirat për këtë udhëtim”.

Përgjigja e Papës:

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj ditë të mbarë të gjithëve. Nuk do të jetë një ditë pushimi, por një ditë pune tepër e ngarkuar. Falemnderit për ndihmën tuaj, që më bën mirë, sepse kështu bota e kupton se çfarë bën Papa, çfarë bëjnë kishat, që në rastin konkret Kisha e Shqipërisë, apo jo? Ashtu siç thashë, është një vend që ka arritur të gjejë paqen pavarësisht ndryshimeve mes feve, e kjo është një gjë e mirë, një sinjal për mbarë botën. Dialogu, paqja, ky ekuilibër është në favor të qeverisjes së vendit. Ju uroj një ditë të mbarë, tepër të ngarkuar, por lutuni edhe për mua. Falemnderit”.

At Lombardi:

“Faleminderit At i Shenjtë. Do t’Ju shoqërojmë dhe do të bëjmë si zakonisht, me shumë kënaqësi, detyrën tonë për t’Ju shoqëruar dhe për të përhapur mesazhin Tuaj. Ditë të mbarë edhe Juve”.

Papa u drejtohet italianëve: Ju uroj paqe e qetësi

Ndërkohë, përpara se të nisej për në Shqipëri, Papa ka bërë urimin e tij për paqe dhe qetësi kundrejt Italisë. Ati i Shenjtë i ka shkruar një telegram Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.

“Në momentin kur të ngjis shkallët e avionit për udhëtimin tim apostolik drejt Republikës së Shqipërisë, më lejoni që me kënaqësi dhe nderim t’u ofroj të gjithë italianëve përshëndetjet e mia të përzemërta dhe të ngrohta, të cilat shoqërojnë çdo dëshirë për paqe dhe qetësi”.

Selia e Shenjtë, shtohen masat e sigurisë

Pas paralajmërimit për akte të mundshme terroriste kundër Papës ose Vatikanit, shkalla e sigurisë përreth sheshit “Shën Pjetër” është rritur së tepërmi. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm apo kërcënim nga jashtë.

Top Channel