“Euronews”: Papa shkon të konfirmojë harmoninë fetare

21/09/2014 00:00

Ndërsa “Euronews”, teksa ka vënë në pamje të parë një foto nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, i zbukuruar së fundi edhe me fotot e martirëve në sfond, i bën një analizë bashkëjetesës fetare në vendin tonë, të cilin e quan një vend kryesisht laik, por ku muslimanët vijnë pas tyre.

Siç thotë “Euronews”, kjo është vizita e parë dhe domethënëse e Papa Françeskut në një vend ku, nën regjimin komunist të Enver Hoxhës nga 1944-1985, katolikët janë persekutuar dhe besimi ishte i ndaluar prej vitit 1967.

“Nuk është e rëndësishme për mua, nëse jam katolik, ortodoks apo musliman”, citon “Euronews” një qytetar. “Papa vjen të shohë vendin tonë, një vend që ka vuajtur shumë dhe po vjen të thotë shumë gjëra, përfshi edhe sugjerimin për ta ruajtur bashkëjetesën paqësore fetare mes besimeve të ndryshme”.

Kisha në Derven, 30 kilometra në Veri të kryeqytetit, shihet si një simbol i harmonisë. Ajo u ndërtua për herë të tretë vitin e kaluar, me ndihmën e 15 familjeve lokale muslimane.

“Shqipëria është një shembull i mrekullueshëm i harmonisë dhe Papa Françesku vjen të konfirmojë këtë harmoni, paqe dhe vëllazëri mes të gjithë besimtarëve”, tha një famulltar me emrin Carmine Leuzzi.

Katolikët përbëjnë vetëm 10 përqind të popullsisë në Shqipëri, por ata e shohin vizitën e Papës si një konfirmim i dëshirës së tyre për t’iu bashkuar Europës pas kaq shumë vitesh izolim gjatë epokës komuniste.

Top Channel