Postohen foto nudo të Kim Kardashianit

21/09/2014 00:00

Foto të reja VIP-ash që kanë pozuar nudo janë postuar online. Kim Kardashian, Vanessa Hudgens dhe Mary-Kate Olsen janë disa nga “yjet” e fundit që kanë rënë viktimë e hakerave.

Ende nuk është e qartë nga kanë ardhur këto foto. Ato u postuan në 4chan dhe Reddit para se të hiqeshin brenda disa minutave.

Në këto foto, aktorja Vanessa Hudgens shfaqet krejtësisht nudo në 5 “selfie” të ndryshme. Në rastin e Kim Kardashianit, bëhet fjalë për 2 “selfie” nudo të bëra para pasqyrës së tualetit.

Leelee Sobieski, Kaley Cuoco, Avril Lavigne dhe futbollistja amerikane Hope Solo janë disa nga VIP-at e tjerë fotot e të cilave nudo po qarkullojnë në Twitter.

Top Channel