Kiara, vajza që mori përqafime nga Papa

21/09/2014 00:00

Kiara, kështu quhet një nga vajzat që Papa Françesku mori në krahë gjatë
kalimit te tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku qëndronin në
këmbë mijëra besimtarë.

“Sot ndjemë një emocion të jashtëzakonshëm, një gjë që nuk ndodh kurrë. E ndjeja që Papa do të takonte fëmijën tim. Papa e pa në sytë e mi këtë dëshirë. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Ishte një bekim i madh për ne”, thotë Fredi, babai i vajzës.

“Jam shumë krenare, nuk ma priste mendja asnjëherë”, thotë Dorina, nëna e Kiarës.

Dy prinderit e Kiarës, jo rastesisht kane vendosur kete emer per vajzen e tyre te vogel.

“Kiara, në italisht, do të thotë ‘e pastër’. Ne kemi qenë Sanremo, të Italisë, duke kërkuar punë, kur aty takuam një murgeshë që na sugjeroi këtë emër, në kohën që prisnim Kiarën të vinte në jetë”, thotë Fredi.

Fredi dhe Dorina jane edhe nje simbol i bashkejeteses fetare ne Shqiperi.Ai eshte pagezuar si ortodoks, ndersa Dorina eshte myslimane, por te dy besojne ne Zot.

Fredi ka nje vit e gjysmë qe qendron ne Shqiperi pas nje jete ne emigrim. Edhe ne pritje te gjetjes se nje vendi pune dhe tani shpreson per me mire. ‘Besimi tek Zoti, thote ai, do te me ndihmoje’.
 

Top Channel