Një rekord i ri Guiness është regjistruar për më shumë persona të mbledhur në një vend të veshur si Batmani. 542 njerëz u veshën me uniformën e zezë të superheroit të famshëm në Calgary të Kanadasë duke habitur kalimtarët.

Grumbullimi u organizua nga kompania Nexen për arsye bamirësie.

Nuk është hera e parë që punonjësit e kësaj kompanie gazi dhe nafte vendosin rekorde botërore. Në vitin 2011, 437 prej tyre u veshën si një tjetër superhero: Superman.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel