Pushime ekzotike pa dalë nga shtëpia

21/09/2014 00:00

Pasi u nda me familjen e saj në aeroport, Zilla Van Den Born arriti të bindë të gjithë se po bënte pushime në Tajlandë, Kamboxha apo Laos në një kohë që gjithë ditën e kalonte në dhomën e shtëpisë së saj. Këtë gjë, vajza holandeze e arrinte duke modifikuar foto të vendeve ekzotike.

E reja nga Amsterdami, për ta bërë sa më të besueshme mashtrimin e saj, bënte lidhje me Skype duke vënë në sfond çadra tajlandeze ose dërgonte mesazhe në mes të natës tek të afërmit.

Por, pse e gjithë kjo gënjeshtër? Përgjigja: për temën e diplomës. Zilla kërkonte të tregonte se si rrjetet sociale jo gjithmonë tregojnë realitetin. “Doja të tregoja që është shumë e thjeshtë të shtrembërosh realitetin, ashtu siç bëhet me fotot e modeleve”, thotë holandezja.

Studentja modifikonte foto duke vënë veten e saj në plazhe ekzotike në një kohë që rrinte në shtëpi bashkë me të dashurin, i vetmi person i cili e dinte mashtrimin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel