Masa të forta sigurie, kontrolle personave që hynë në bulevard

21/09/2014 00:00

Të gjitha rrugët këtë të diel të çonin drejt bulevardit. Mijëra qytetarë
të Tiranës, por të ardhur edhe nga qytete të tjera dhe madje edhe nga
vendet e rajonit, vërshuan herët në mëngjes drejt bulevardit “Dëshmorët e
Kombit”, për të ndjekur vizitën dhe meshën e Atit të Shenjtë, e për të
qenë të parët në rradhë pranë kangjellave kufizuese në bulevardin
kryesor.

Efektivet e policise marrin porosite e fundit nga eproret e tyre per nje dite ku masat e sigurise kane qene kryefjala.

Te tjeret qe nga oret e para te mengjesit jane pjese e postblloqeve ne te gjitha akset kryesore, ku çdo qytetar qe hynte ne bulevardin kryesor kontrollohej

Kontrollit nuk i kanë shpëtuar edhe njerëzit e politikës.

Ne aksin tjeter dytesor, perfaqesuesit e misioneve te huaja zbarkuan ne presidence ne pritje te Papes, i vetmi leshim per ta ishte qarkullimi me mjet deri ne hyrje te Presidences

E ndersa gjithcka kontrollohet edhe nga ajri me nje helikopter te ushtrise  ne nje kohe qe ne te gjitha ndertesat e larta jane te instaluara snajpera dhe forcat speciale, pak çaste para mberritjes se Papa Françeskut në sheshin “Nënë Tereza” edhe ministri i Rendit, së bashku me komandantin e Gardës bëjnë vëzhgimin e tyre të fundit.

Sigurisht qe ne momentin e pare te mberritjes se Papes ne shesh kane perfituar nga ky moment edhe te ftuarit ne podiumin kryesor, te cilet shfrytezuan teknologjine e telefoneve per te bere fotografi.

Top Channel