F1, Alonso: Safety na hoqi vendin e dytë

21/09/2014 00:00

Fernando Alonso deklaroi pas vendit të katërt që mori në Cmimin e Madh të Singaporit se dalja në pistë e Safety Car-it i hoqi mundësinë për të fituar një vend të dytë.

“Ka raste që Safety të ndihmon, ka raste që të prish planet. Në këtë rast, më hoqi vendin e dytë. E kishim nisur mirë garën dhe po siguronim vendin e dytë deri në momentin që doli makina e sigurisë”, tha piloti spanjoll që garën e Singaporit e ka fituar në vitin 2008 dhe 2010.

Alonso kujtoi në fund edhe rezultatin e shokut të tij të skuadrës, Kimi Raikkonen: “Ferrari tjetër përfundoi 45 sekonda pas meje.”

Top Channel