Me largimin e Atit të Shenjtë për në fshatin Bubq, pas orës 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nisën të largohen barrierat ndarëse për të rikthyer normalizimin në qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa akset kryesore të Tiranës, të cilat ishin bllokuar gjatë ditës, u liruan duke mundësuar kalimin e makinave.

Në sheshin “Nënë Tereza”, ku u zhvillua Mesha e Shenjtë, janë duke u mbledhur pajiset e podiumit dhe karriget e vendosura përballë tij.

Top Channel