Bashkëshortja e pengut, thirrje ISIS-it

22/09/2014 00:00

Bashkëshortja e pengut britanik Alan Henning iu lut të shtunën ISIS-it që ta lëshonte partnerin e saj, të cilin e përshkroi si një burrë “paqësor dhe altruist” i cili ishte në Siri vetëm për të mbrojtur njerëzit në nevojë.

“Alani është një burrë paqësor dhe altruist i cili la familjen e tij dhe punën si taksist në Angli për të shkuar në Siri bashkë me miqtë e kolegët e tij muslimanë, për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, lexohet në një mesazh të shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo shtoi se rrëmbyesit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj.

Henning u rrëmbye në 26 dhjetor të vitit të kaluar nga persona të maskuar dhe të armatosur. Në videon e ekzekutimit të David Heines, që u publikua para më shumë se një jave, ISIS-i kërcënoi se do të vriste Henningun.

Top Channel