Goli i parë për Ronaldinhon në Meksikë

22/09/2014 00:00

Ronaldinho ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin meksikan. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit që tashmë luan për Queretaron realizoi golin e parë të ndeshjes së fituar 4-1 ndaj Chivasit.

Braziliani shënoi me 11-metërsh në minutën e gjashtë pasi në ndeshjen debutuese të tij e kishte humbur goditjen nga pika e penalltisë.

Në fund të ndeshjes publiku e ka duartrokitur gjatë brazilianin.

Me këtë fitore, Queretaro ngjitet në vendin e gjashtë në klasifikim pas nëntë javësh kampionat.

Top Channel