Përplaset trageti italian

22/09/2014 00:00

Një traget italian është përplasur gjatë ditës së diel në ishullin e
Pëllumbave që ndodhet në ngushticën e Korfuzit, pikërisht përballe
Ksamilit.

Sipas rojes bregdetare greke,trageti i linjes Patra-Igumenice-Ankona,ne rrethana ende te pa ditura,ka goditur me bashin e anijes,ishullin,duke shkaktuar edhe hyrje te ujit ne hambarin e fundit te tragetit.Ngjarja qe per pak nuk u kthye ne nje tragjeti, shkaktoi frike ne bordin e anijes, ku ndodheshin 630 persona,dhe 310 kamione dhe autovetura.

Pasagjeret treguan te tmerruar sesi ndjene nje zhurme gervishje,dhe ne fund nje goditje te forte,e ne vazhdim anija beri nje kthese te menjehereshme drejte brigjeve shqiptare,per te ndaluar vetem disa qindra metra prej ishujve te Ksamilit.Ne vazhdim,marinaret vulosen hambarin e poshtem dhe anija mori menjehere rrugen e kthimit ne portin e Korfuzit,ku dhe mbahet e bllokuar prej rojes bregdetare greke, deri ne riparimin e saj.

Dyshohet se kendi i daljes se tragetit nga Ngushtica e Korfuzit ka qene i gabuar,dhe shpejtesia e madhe.Kjo ka bere qe kapiteni italian i Europa link, te mos llogarise mire daljen dhe u godit ne masivin shkembor te ishullit te pellumbave.Aksidentet ne kete ishull jane te shpeshta,por per fat te mire deri tani nuk ka pasur viktima. Europa link,ishte perplasur edhe para nje viti ne kete masiv shkembor.Ishulli i Pellumbave eshte ne mesin e kanalit korfuzit,ne anen e kufirit me Shqiperine.

Top Channel