Artistja e “make-up”-it Belinda Maines mund ta transformojë veten në një luan, në një të moshuar apo në një zombie duke shpenzur vetëm 1 sterlinë për tualetin.

Puna e mrekullueshme e 21-vjeçares ka grumbulluar më shumë se 6000 ndjekës në Instagram.

“Nisa të vizatoja fytyrën netëve në shtrat. Nuk jam trajnuar fare për këtë gjë, thjesht më pëlqente. Nuk shpenzoj shumë para’ me këtë hobi pasi i blej të lira kutitë e “make-up”-it”, tha vajza nga Njukasëlli.

21-vjeçarja shpenzon ditë të tëra për të menduar dizajnin e radhës dhe pasi e vendos se çfarë do të bëjë, shpenzon 3 orë të tjera për realizimin e idesë.

Pasi mbaron punë dhe fotografon veprën e saj, Belinda lahet menjëherë dhe nuk del kurrë në publik e lyer.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel