Presidenti çon ligjin e KLD-së në Kushtetuese

22/09/2014 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës
Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën
të disa ndryshimeve të bëra në ligjin për Këshillin e Lartë të
Drejtësisë.

Pika kryesore apo neni 7, i cili kontestohet nga kreu i shtetit ka te beje me proceduren e perzgjedhjes se zevendeskryetarit te KLD. Sipas presidences zbatimi i ketij ligji do t’u hiqte te drejten antareve te KLD te zgjedhur nga vete gjyqtaret per t’u propozuar ne kete post.

E kjo sipas ketij institucioni ka vetem nje qellim uzurpimin dhe kontrollin mbi sistemin e drejtesise. Ne kerkesen e presidences drejtuar Gjykates Kushtetuese shkruhet se ne kete menyre cenohet rende pavaresia dhe te drejtat e ketij institucioni si dhe cenon rende standardet kushtetuese dhe nderkombetare.

Me tej theksohet se fakti qe Parlamenti ka nisur nje aksion per te shkarkuar dy anëtare te KLD dhe per t’i zevendesuar me dy te tjere por te perzgjedhur nga shumica qeverisese konfirmon sa me siper nderhyrjen e paligjshme te saj dhe qellimin uzurpues. Presidenti i Republikes i kerkon Gjykates Kushtetuese qe t’i drejtohet Komisionit te Venecias ne menyre qe te jape nje opinion te specializuar ne lidhje me ligjin ne fjale. Ne konkluzion ne baze te argumentave te parashtruara kreu i shtetit kerkon shfuqizimin e ketyre ndryshimeve nga Gjykata Kushtetuese, pezullimin e dispozitave te ligjit deri ne hyrjen ne fuqi te vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Top Channel