Të jetosh në një kosh plehrash

22/09/2014 00:00

Një profesor universiteti ka vendosur të jetojë brenda një koshi plehrash për një vit të tërë në mënyrë që të provojë nëse njerëzit mund të jenë më të lumtur nëse bëjnë një jetë më të thjeshtë.

Jeff Wilson aktualisht po jeton në një kosh 3.3 metra² dhe ka thënë se mund të jetojë edhe një vit tjetër nëse do i pëlqejë jeta në këtë vend të ngushtë.

Profesori i University College në Teksas është shprehur se pjesa më e vështirë e kësaj jetese është temperatura brenda koshit që gjatë verës arrin deri në 45 gradë, ndërsa gjatë dimrit ulet deri në -5 gradë.

“Po mundohem të shoh nëse një person mund të ketë një jetë të lumtur duke ulur pretendimet”, tha Wilson.

Top Channel